Esotoria është platformë moderne për mësim online, ku fëmijët mësojnë me mësues të vërtetë, video live, tabelë digjitale dhe mjete të veçanta për çdo lëndë — Matematikë, Gjuhë, Programim, AI dhe Dizajn.
Në këtë video mund të shihni idenë e Esotoria-s: mësim live me mësues, tabelë digjitale dhe mjete të veçanta për çdo lëndë.
Mësimi online nuk duhet të jetë vetëm një video-call. Fëmija ka nevojë për klasë, mësues dhe mjete që e ndihmojnë të kuptojë.
Në Esotoria, mësuesi shpjegon live, shkruan në tabelë, vizaton, përdor editorë për Matematikë, Gjuhë, Programim dhe lëndë të tjera. Fëmija nuk është vetëm spektator — merr pjesë në mësim.
Pa instalime të komplikuara. Pa kalime nga një aplikacion në tjetrin. Gjithçka ndodh brenda platformës.
Matematikë, Gjuhë Shqipe, Anglisht, Programim, AI ose Dizajn Grafik.
Fëmija vendoset në grup sipas moshës, nivelit dhe orarit të përshtatshëm.
Mësuesi shpjegon me video, tabelë digjitale dhe mjete interaktive.
Fëmija pyet, përgjigjet, zgjidh ushtrime dhe merr materialin e orës.
Në të majtë është tabela ose editori i lëndës. Në të djathtë është video e mësuesit dhe nxënësit. Çdo lëndë ka mënyrën e vet të shpjegimit.
Esotoria nuk është një video-call i përgjithshëm. Çdo lëndë ka editorë, tabela dhe mënyra shpjegimi të përshtatura për atë lëndë.
Shpjegime hap pas hapi, ushtrime, formula, gjeometri dhe zgjidhje live me mësues.
15 €/muajLexim, shkrim, gramatikë, analizë fjalësh dhe të shprehurit qartë në gjuhën shqipe.
15 €/muajBisedë, fjalor, gramatikë dhe ushtrime live për fëmijë që duan të flasin më mirë.
15 €/muajBlockly, HTML, CSS dhe bazat e kodimit, me detyra praktike gjatë orës.
35 €/muajSi funksionon AI, si përdoret me përgjegjësi dhe si mund ta ndihmojë fëmijën në mësim.
35 €/muajNgjyra, forma, postera, prezantime dhe kreativitet vizual me editorë digjitalë.
35 €/muajPër familjet shqiptare në Gjermani, Zvicër, Austri, Suedi, Itali, Angli, SHBA dhe vende të tjera, Esotoria ofron mësim live me mësues nga Kosova dhe fokus të veçantë në gjuhën shqipe.
Mësime live · Grupe të vogla · Gjuhë Shqipe · Diasporë
Plotëso të dhënat dhe ekipi ynë të kontakton për të zgjedhur lëndën, nivelin dhe orarin më të përshtatshëm për fëmijën.
Esotoria kombinon mësues të vërtetë, teknologji moderne dhe klasë digjitale të ndërtuar për fëmijë.
Rezervo vendin tani